
Pas shumë vitesh përkushtim dhe suksesi, kemi kënaqësinë të njoftojmë hapjen e sallonit më të ri në qytet: “Çimi Stil Unik – Premium Hair Salon & Barbershop”! I vendosur në Rrugën e Epikadeve, Durrës, ky sallon sjell një përvojë të re dhe unike për kujdesin e flokëve dhe mjekrës.
Salloni i ri është konceptuar për të ofruar më shumë sesa thjesht shërbime rutinë. Me një dizajn modern dhe një atmosferë relaksuese, ai është vendi ideal për të shijuar një moment kujdesi dhe rinovimi.
“Preja e flokëve nuk është më thjesht një shërbim. Është një moment për t’u kujdesur për veten, për t’u ndjerë mirë dhe për të rifituar energjinë,” – shprehet drejtuesi i sallonit, Shkëlqim Sinani.
Pas më shumë se 20 vitesh përvojë në stilim dhe berberizëm, Çimi vazhdon të përshtatet me trendet moderne, duke krijuar një hapësirë që mirëpret klientë të të gjitha moshave, nga të rinjtë deri te brezat më të rritur.